Në listën e këngëve të preferuara të Barack Obama për verën është dhe ajo e këngëtares shqiptare

19 gusht 2020 | 11:31

Çdo vit ish presidenti i SHBA-ve Barack Obama, 59 vjeç publikon një listë me këngë, për verën dhe dimrin, siç vepron edhe me librat e preferuar që ua sugjeron të gjithëve.

Në listën e këngëve që ka listuar këtë verë është edhe kënga e këngëtares më origjinë shqiptare Dua Lipa. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj me artistët latinë, J Blavin e Bad Bunny me titullin: ‘Un Dia’.

Barack Obama shkruan:

Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia për verën, përfshirë edhe këngët nga disa nga artistë që performuan në DemConvention këtë javë. Si gjithmonë, është një përzierje e zhanreve të periudhave të ndryshme. mendoj se në listë ka këngë që u përshtaten shijeve të të gjithëve, shpresoj ti shjoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ia ka…