UNDP-ja ndihmon 2 mijë familje

19 gusht 2020 | 11:31

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ia ka dorëzuar Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale 2 mijë kuponë që përmbajnë vlera të ndryshme të të hollave, për 2 mijë familje që janë përfituese të skemës së ndihmës sociale, me qëllim që t’i ndihmojnë familjet në blerje të gjerave elementare në këtë kohë të pandemisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se marrë parasysh situatën me pandeminë, gjendja e familjeve skamnore është më e rënduar.

“Këtë mbështetje të ua ofrojmë atyre familje që janë në gjendje më të rënduar dhe që janë buzë varfërisë se skajshme”, ka thënë Reçica.

Për të marrë këta kuponë janë vendosur disa kritere e që përfitues do të jenë nënat vetushqyese, familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar, ato qe kanë probleme me banim e fëmijë në shkollë, raporton “KP”.

Kuponët përmbajnë vlera të ndryshme varësisht numrit te anëtarëve te familjes, dhe ipen me qëllim që të njëjtat të sigurojnë ushqim dhe mjete higjienike.

Familjet deri në 4 anëtarë do të marrin kupon në vlerë prej 60 euro, familjet 5 deri në 8 anëtarë do të marrin 70 euro, ndërsa familjet mbi 8 anëtarë do të marrin 80 euro në muaj, për tre muaj me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West përmes disa postimeve në “Twitter” bëri të ditur…