Në Lombardi më s’lejojnë të dalin pa maskë

05 prill 2020 | 10:35

Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, pasi numëron 15 362 viktima dhe 124 632 të infektuar. Lombardia është edhe vatra e “luftës”, e quajtur shpesh si Wuhani i Evropës. Për ta parandaluar përhapjen më tej të COVID 19 janë marrë edhe disa masa ekstreme.

Nga sot, që të lejohesh të qarkullosh në Lombardi duhet të mbash patjetër maskë, ose diçka për të mbrojtur hundën dhe gojën.

Data e nisjes së fazës së rikthimit në normalitet parashikohet të nisë pas Pashkëve, por vetëm nëse do të ketë një rënie të dukshme të numrit të të prekurve.

“Duhet të investojmë në edukim, të mësohemi me përdorimin e maskave që po vijnë. Do të na duhen miliona. Por duhet që të bashkëjetojmë me virusin dhe distancimin social derisa të bëhet gati vaksina”, ka deklaruar zëvendësministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, në një komunikim në rrjetet sociale.

Tgcom24 shkuan se një sasi prej 40 tonë pajisjesh mjekësore kanë mbërritur në aeroportin e Palermos nga Kina. Materialet përfshijnë maska, doreza dhe veshje të posaçme për mjekët. Kjo është hera e dytë që Kina ndihmon Italinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci,…