Në luftë për jetën brenda spitalit të mbushur me pacientë me Covid-19

02 maj 2020 | 10:55

Veshur me pajisje personale mbrojtëse, mjekë dhe infermierë në spitalin Hairmyres në East Kilbride, Skoci, u fotografuan teksa trajtonin pacientët e prekur më rëndë nga koronavirusi.

Fotografi Christopher Bobyn dokumentoi tmerrin e pandemisë teksa qëndroi pranë stafit mjekësor përgjatë gjithë turnit prej 12 orësh.

Disa kanë emrat e tyre të shkruar në maskën e fytyrës, për komunikim më të lehtë, në një repart ku shumë anëtarë të stafit janë rikualifikuar me nxitim dhe janë sjellë nga departamentet e tjera.

“Kam nipin tim të parë që lind për dy javë dhe kam nevojë ta takoj atë. Më mbani gjallë pa marrë parasysh se çfarë”, shprehet dikush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri, ka reaguar…