Në maj rikthehen aktivitetet në NBA

26 prill 2020 | 10:13

Liga më e fortë e basketbollit në botë po kthehet. NBA, si liga më e fortë e basketbollit në botë, është afër që të rikthehet në parketet e ShBA.

Për më shumë se një muaj pa aktivitete sportive, me disa yje të basketbollit të prekur nga Covid-19, NBA bëri një luftë të ashpër me pandeminë. Sipas raportimeve të Adrian Wojnarowski, NBA është afër rikthimit. Duke filluar nga 1 maji, NBA do të lejojë skuadrat që të hapin qendrat stërvitore.

Kjo do të ndodh vetëm me skuadrat, për vendet e së cilave qeveria e ShBA ka vendosur të zvogëlojë masat e mbylljes në shtëpi. Basketbollistët janë të lejuar të stërviten, varësisht prej skuadrave, kurse sa i përket kampionatit dhe ndeshjeve të ligës, duhet pritur akoma.

Thuhet se skuadrat si Lakers, Clippers e Houston mund të jenë disa nga ato që rifillojnë stërvitjet. Në NBA nuk janë të sigurt nëse kushtet do të jenë të duhurat për lojërat e ligës, por ky po shihet si një hap i parë, tejet i rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha në një intervistë për…