Ujësjellësi në muajin maj ka shkyçur 174 konsumatorë borxhlinj

01 qershor 2018 | 12:39

Kompania e Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë.

Me shkyçje po përballet secili konsumator që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Vetëm në muajin maj 2018 janë realizuar 174 shkyçje individuale, ku 11 prej tyre janë shkyç për shkak të zbulimit të kyçjeve ilegale të tyre nga ana e inspektorëve tanë, 163 janë shkyçje individuale për shkak të mospagesave të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa nga gjithsej 174 shkyçje, 54 prej tyre janë rikyçur, pasi që kanë paguar obligimet e tyre ndaj shërbimeve tona”, është thënë në njoftimin e kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka takuar dje Komisionerin…