Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa të Rahovecit shqyrtohen disa vendime të kryetarit Latifi

19 gusht 2019 | 15:45

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe Sead Raba përfaqësuesit të OSBE-së, të hënën është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit për vitin 2019.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: shqyrtimi i propozim vendimit të kryetarit të komunës, për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik, shqyrtimi i propozimit të kryetarit të komunës për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, Informatë mbi implementimin e planit për investime në hapësirat e hapura publike në komunën e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përgatitjeve të Drejtorisë Komunale për Arsim në…