Në mëngjesin e sotëm persona të panjohur në Gjakovë ua çajnë gomat gjashtë veturave në parking

18 dhjetor 2023 | 18:56

Një ngjarje e pazakontë u shënua mëngjesin e sotëm në komunën e Gjakovës. Siç mëson Sinjali disa persona, që deri tani janë të paidentifikuar, dëmtuan gjashtë automjete të cilat ishin të parkuar në afërsi të shtëpive të tyre në rrugën “Latif Shaqiri”.

Të njëjtit dëmtimin e këtyre veturave e kryen duke ia çarë gomat që të gjashtave, për motive ende të panjohura.

Me t’u informuar për rastin Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është njoftuar edhe prokurori.

Rastit në fjalë për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Ankuesit, meshkuj kosovar, kanë raportuar se sot rreth orës 08:40, persona të panjohur kishin dëmtuar (qarë gomat) e gjashtë automjeteve të cilat ishin të parkuar në afërsi të shtëpive të tyre, në rrugën “Latif Shaqiri” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Në konsultim më prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e mërgimtarit nga Suhareka, Përparim Gallopeni, dhjetëra shqiptarë…