Në mesin e personave që vdiqën nga aksidenti në Maqedoni është edhe djali i një deputeti

13 shkurt 2019 | 23:29

Në aksidentin tragjik rrugor që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup – Tetovë, ndërroi jetë edhe Jovica Tërpevski i cili është djalë i deputetit të LSDM-së, Bllagojçe Tërpevski.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë.

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit, njofton “Nova TV”, transmeton “Portalb.mk”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes,  ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve…