Në Mitrovicë do të ndërtohen edhe tre lapidarë

22 tetor 2018 | 12:06

Bordi i drejtorëve të Komunës së Mitrovicës ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës, e cila është drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar draft raporti i auditimit “Menaxhimi i të hyrave vetjake në nivel komunal”.

Pasi u njoftuan për të gjeturat e auditorit lidhur me këtë çështje, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive komunale që të planifikojnë dhe realizojnë të hyrat e tyre.

Ai u tha drejtorëve se deri në fund të këtij muaj duhet të japin përgjigjet e tyre se a pajtohen apo jo me të gjeturat e auditorit.

Si pikë tjetër e rendit të ditës që u shqyrtua në mbledhjen e bordit ishte edhe ajo lidhur me formimin e listave të menaxhimit të rreziqeve për të gjitha drejtoritë.

U konstatua se është e domosdoshme që drejtoritë komunale të përgatisin listën e rreziqeve kryesore, të cilat mund të paraqesin probleme eventuale në veprimtaritë përkatëse.

Bordi i drejtorëve ka shqyrtuar edhe përgatitjet e deritashme për realizimin e projekteve për tre lapidarët e paraparë për realizim gjatë këtij viti.

U konstatua se lapidari i minatorëve dhe ai i viktimave të sulmit barbarë të okupatorit serbë në tregun kryesor të qytetit janë në fazë të tenderimit dhe se mund të realizohen brenda afatit të paraparë.

Po ashtu u konstatua se edhe përmendorja e Adem Jasharit mund të jetë gati për përurim në afatin e përcaktuar më parë.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri edhe në këtë takim të Bordit të drejtorëve kërkoi angazhim maksimal të inspektorëve komunal dhe të gjithë faktorëve tjerë për parandalimin dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një popstare e talentuar që kujdeset gjithmonë për…