Në Mitrovicë nis kampanja “Java e pastrimit me Unitetin”

18 maj 2021 | 18:51

KRM “UNITETI” në Mitrovicë ka nisur aktivitetin “Java e pastrimit me Unitetin”, i cili ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të pastër në komunat ku operon.

Aktiviteti i sotëm ka fillur nga Ura kryesore e lumit Ibër, për të vazhduar në hapësirat përreth Palestrës së Sportit, Pakut të Qytetit, lumit Ibër dhe Liqenit Akumulues.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “UNITETI”, Gazmend Morina, deklaroi se ky aktivitet do të vazhdoj gjatë gjithë javës nëpër gjitha lagjet e Mitrovicës, për të vazhduar në shkolla dhe lokalitete tjera.

“Synojmë se ‘Javën e pastrimit me Unitetin’ ta bëjmë aktivitet tradicional. Heqja e mbeturinave të hudhura jashtë kontejnerëve ditëve të zakonshme sipas kontratave me komuna bëhet pas kërkesave nga komunat, punë për të cilën paguhet KRM “UNITETI”. Mirëpo, gjatë kësaj kampanje gjithë aktivitetin do ta kryejmë pa kompenzim, pra në mënyrë vullnetare së bashku me qytetarët. Më 24 maj ky aktivitet nis në Vushtrri, përderisa me 31 maj në Skenderaj”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv Gazmend Morina.

Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të KRM “UNITETI”, Kushtrim Januzi e Fatmir Hyseni, drejtorët komunal Bekim Muja, Aida Ferati Doli e Tafil Peci, zyrtarë komunal, “Ambientalistët e Mitrovicës”, “Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça” dhe qytetarë të shumtë, si dhe koordinatorët e aktivitetit Ylber Murtezaj e Linda Haxhimehmeti.

Gjatë gjithë kësaj jave për kryerjen e këtij aktiviteti, Njësinë Operative të KRM “UNITETI” në Mitrovicë, do ta mbështesin edhe njësitë operative nga Vushtrria dhe Skenderaj.

Nesër aktiviteti do të vazhdoj në lagjen Ilirida, ku KRM “UNITETI” i fton të gjithë qytetarët që kanë mundësi të bashkëngjiten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…