Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e Kuvendit

24 maj 2023 | 16:35

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë, duke e bërë të pranueshëm votimin.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se votimi do të përsëritet nesër (e enjte) pas debatit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Me përfundimin e kësaj pike, ka përfunduar edhe seanca për ditën e sotme.

“Nuk po shoh kushte që të përsëritet kjo. Meqë e kemi vazhdimin nesër, le të vazhdojë kjo pas debatit që e kemi për Ministrinë e Industrisë”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Ganimete Musli,  ka njoftuar për votat që janë grumbulluar në votimin e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

“Nga 120 deputetë sa ka gjithsej Kuvendi i Republikës së Kosovës, në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë. Kështu që unë konsideroj që nuk ka pasur kuorum që ky votim të jetë i pranueshëm”, ka njoftuar Musliu.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ka zgjedhur Luljeta Aliun, anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ndërsa nuk janë arritur votat e mjaftueshme për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të këtij komisioni. /Ksp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka…