Në mungesë të gjyqtares mbyllet seanca për rastin “Toka”

09 janar 2018 | 11:07

Seanca për rastin “Toka” ku është paraqitur para trupit gjykues ish-deputeti, Azem Syla, nuk është zhvilluar.

Kjo pasi që gjyqtarja Nora Bllaca, e cila është avancuar në Gjykatën e Apelit, nuk ishte pjesë e trupit gjykues.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk kanë marrë vendim se a mund të merr pjesë gjyqtari, Arcadius Sedek.

Në qoftë se ndërrohet gjyqtarja Nora Bllaca atëherë dy dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e mbrojtur duhet të merren që nga fillimi.

Mbi Azem Sylën rëndojnë akuzat për krim të organizuar, pastrim parash, marrje e mitos, keqpërdorim i detyrës zyrtare, evazion fiskal, mashtrim në detyrë, legalizim i përmbajtjes së falsifikuar dhe nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. (Klan Kosova).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialiste (PS) ka mbledhur kryesinë e re pas asamblesë…