Në nderim të jetës dhe veprës së heroit komandant Drini, Totaj bën homazhe

08 maj 2023 | 12:49

Në nderim të jetës dhe veprës së heroit, Ekrem Rexha – Komandant Drini, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me familjarët e dëshmorit, zyrtarë të ekzekutivit e komunalë, asamblistë dhe shoqata të luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të komandantit të UÇK-së.

Homazhe u bënë edhe pranë memorialit të Komandant Drinit, në qendër të qytetit.

“I përhershëm kujtimi për Ekrem Rexhën!”, ka thënë kryetari Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur edicioni i katërt i kursit të avancuar për…