Në Nepal një robot do të jetë kamerieri juaj

20 nëntor 2018 | 11:00

“Të bëftë mirë!” uron Xhinxher, roboti i parë kamerier në Nepal, ndërkohë që sjell një pjatë me ravioli të ngrohtë në një tavolinë me klientë të uritur.

Ky vend i varfër i Himalajës njihet më shumë për malet e larta sesa për arritjet teknologjike, por një grup me inovatorë të rinj, autodidaktë, synon ta ndryshojë këtë imazh.

Kompania lokale “Paaila Technology” ka prodhuar robotin një metër e pesëdhjetë, i cili është i programuar t’i kuptojë anglishten dhe nepalishten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e ka quajtur…