Në një aheng familjar në Vushtrri konfiskohet një armë

09 gusht 2022 | 12:53

Mbrëmë rreth orës 23:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën “Ana Lin” në Vushtrri është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe gjashtë gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A.,66-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galatasaray ka prezantuar zyrtarisht dy përforcimet e fundit, Dries Mertens…