Në Nju-Jork përmbyllet java e Epopesë së UÇK-së, Reka: Luftërat çlirimtare janë fitimtare

08 mars 2023 | 11:52

Java e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Nju Jork u përmbyll dje me tryezën e rrumbullakët, kushtuar luftës çlirimtare të Kosovës, me pjesëmarrjen e diplomatëve, profesorëve dhe vetë pjesëmarrësve të kësaj lufte.

Të pranishëm ishin shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ambasadori Wiliam Walker, profesori Chris Dolan, botuesi Henry Levy, komandanti i Batalionit Atlantiku, Gani Shehu, vëllai i dëshmorëve Bytyqi, Ilir Bytyqi, veprimtarët Haxhi Dauti, Avni Mustafaj, publicisti Akri Çipa, etj.

Ambasadori Reka ka theksuar se lufta heroike e UÇK-së, me komandantin legjendar, Adem Jashari solli lirinë.

“Luftërat çlirimtare janë fitimtare, e pushtimet e huaja gjithnjë humbëse. Siç kapitulloi ushtria serbe në Kosovë, ashtu do të humb edhe ajo ruse në Ukrainë”, ka deklaruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohen tri ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës…