Në Pejë sot u shënua 18 vjetori i rënies së Heroit të Kosovës, Kolonel Fadil Nimani

25 maj 2019 | 23:27

Për të nderuar dhe kujtuar jetën e veprën e komandant Tigrit, në ambientet e OVL UÇK Pejë, morën pjesë zv.komandanti i Z.O të Dukagjinit Gjeneral Nazmi Brahimaj, zv.komandanti i “Tigrave” Bujar Ukimeri, mjeku i luftës dr. Ali Berisha si dhe shumë ish luftëtarë të Batalionit të parë sulmues “Tigrat” dhe ish pjesëtarë të Policisë Ushtarake të Zonës Operative të Dukagjinit.

Të pranishmit evokuan kujtime për Fadil Nimanin dhe Luftën Çlirimtare. Gjithashtu në oborrin e OVL UÇK Pejë, u mboll pema në kujtim të Komandant Tigrit. 

Fadil Nimani nga Gërgoci i Gjakovës, ra heroikisht në Vaksincë të Kumanovës, para 18 vitesh, ku ishte komandant i Brigadës 113 ‘Ismet Jashari Kumanova’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Dadina Zeqiri ka lansuar këngën e saj më të…