Në përvjetorin e rënies, nderohet dëshmori Artim Jashari

06 maj 2021 | 14:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, dhe së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve të tjera të Mitrovicës, si dhe familjarë, të enjten kanë nderuar dëshmorin e kombit, Artim Jashari, me rastin e 23-vjetorit të rënies së tij tek sheshi “Artim Jashari” (afër stacionit të Autobusëve), në Mitrovicë.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka thënë se në këtë ditë po e nderojnë heroin kombëtar Artim Jashari, i cili ka sakrifikuar jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit që ne po e gëzojmë sot.

“Ajo çka na mbetet neve si institucione qoftë nga niveli lokal apo ai qendror, është që të punojmë sa më shumë dhe ti ndihmojmë këtij vendi si dhe qytetarëve të saj, në mënyrë që amaneti i dëshmorëve tanë të dërgohet në vend të duhur”, ka deklaruar Bahtiri.

Në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprën heroike të këtij dëshmori, kryetari Bahtiri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, por edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te lapidari i Artim Jasharit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerika do të qëndrojnë krah Ukrainës për të garantuar sovranitetin,…