Në pikën kufitare në Vërmicë kapet mbi një kilogram drogë

14 tetor 2019 | 14:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë gjatë kontrollit të një veture me targa të Shqipërisë në të cilën kishin qenë dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 1 kilogram e 69 gramë.

Përveç substancave narkotike nga të dyshuarit është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, të…