Në prani të banorëve, Uran Ismaili nënshkruan zotimet e tij për “Kodrën e Trimave”

05 tetor 2021 | 15:48

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve konkrete për punët që do t’i kryejë nëpër lagje të Prishtinës.

Para banorëve në “Kodrën e Trimave”, ai të martën ka nënshkruar të gjitha zotimet për punët që ai si kryetar i Komunës së Prishtinës do t’i realizojë dhe, të cilat sipas tij do ta përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të lagjes.

Të gjitha këto zotime të mëposhtme, Ismaili ka thënë se do të kryhen deri në dhjetor të vitit 2024.

Zotimet e Uran Ismailit për “Kodrën e Trimave”:

Zotohem se deri në dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim problemet e mëposhtme:

1. Formalizimi i pronave dhe zhbllokimi i kapitalit të qytetarëve
2. Ndërtimi i së paku dy çerdheve për fëmijë
3. Shiriti i posaçëm për autobusë përgjatë rrugës kryesore “M25”
4. Krijimi i linjës së posaçme të shiritit për autobusë (shiriti shfrytëzohet edhe për taxi dhe emergjenca) për të mundësuar lëvizje të lirë e më të shpejtë
5. Ndërtimi i stacioneve për autobusë përgjatë rrugës kryesore
6. Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë në rrugën kryesore “M25” deri tek fshatrat dhe rrugët e lagjes
7. Renovimi i shkollave fillore në lagje
8. Krijimi i parqeve të reja në lagje dhe shtimi i hapësirave publike
9. Brezi i gjelbër përgjatë rrugës kryesore “M25” dhe në rrugët e tjera
10. Ndriçim efiçient i të gjitha rrugëve
11. Ndërtimi i bibliotekës së lagjes
12. Largimi i problemit të qenve endacakë
13. Shndërrimi i ish-deponisë në park rekreativ sportiv
14. Ndërtimi i qendrës komunitare/kulturore te ish-deponia
15. Realizimi i Muzeut shkollë-shtëpi (Shtëpia e Herticëve)
16. Ndërtim i shkollës së mesme
17. Trajtimi dhe ri-organizimi i tregut të kafshëve dhe veturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si një ndër institucionet kryesore…