Në Prishtinë, “kryeqytetin e internetit” nis Balkathon

04 shtator 2022 | 20:32

Nisi në pandemi, por tashmë një markë e RCC, Balkathon vijon me zbulimin e të rejave në teknologji. Në datat 5 dhe 6 shtator në Prishtinë do të jenë 12 ekipe të rinjsh që do të prezantojnë idetë e tyre. Fituese do të shpallen 6 idetë më të mira.

Pse Prishtina?

Në Prishtinë, 93% e të rinjve përdorin internetin. Më shumë se në çdo vend tjetër të rajonit.

Pse ka rëndësi Balkathon?

Në vitin 2021 çdo 11 sekonda konsumatorët, ose bizneset ranë pre e sulmeve kibernetike, të njohura si ransomware.

Në vitin 2031 kjo do të ndodhë çdo 2 sekonda.

Edhe instagrami ynë u hakërua, muajin që shkoi.

Lufta kundër “armiqve” digjitalë nuk është e lehtë dhe as shaka.

E megjithatë ne çdo ditë e më shumë po jetojmë në botën digjitale. Miqtë i kemi edhe virtualë, blerjet i bëjmë online, çertifikatat e lindjes e të vdekjes po ashtu i gjen online.

Vlera e tregut global të transformimit digjital ishte 608.72 miliardë dollarë në 2021.

75% e gjithë popullsisë së botës është në internet, në vitin 2030 do të jetë 90%

Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK) është përgjegjëse sot për 5-9% të përdorimit global të energjisë.

Pse ka rëndësi për rajonin?

Kjo nismë synon nxitjen e agjendave rajonale të koordinuara në fushën digjitale më inovative, më të guximshme, më të shpejta, më të zgjuara, më digjitale dhe mbi të gjitha, me rregulla. Po ashtu, për të mbrojtur të sigurinë personale dhe atë kombëtare nga kriminelët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së arsimit në komunën e Podujevës, Fadil…