Në Prishtinë fillon të vendoset flamuri shtetëror (foto)

13 shkurt 2018 | 19:24

Pas shumë kërkesave që me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, flamuri shtetëror është vendosur në hyrje të Prishtinës.

Vendosja e flamurit ishte paraparë të bëhej gjatë ditës deri në ora 16.00 megjithatë kjo nuk ka ndodhur deri më tani kur ora shënon 19.00.

Rreth vendimit për largimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, foli sot edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së vendit.

Ai urdhëroi që për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të vendoset flamuri shtetëror tek rrethi në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku,ka deklaruar…