Në Prizren realizohen 1 409 teste të shpejta antigjen për Covid

28 janar 2021 | 14:48

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit është duke vazhduar intensivisht me realizimin e testeve serologjike dhe të testeve të shpejta (rapide) antigjen për Covid-19.

“Që nga fillimi i realizimit të këtyre testeve, deri më tani janë kryer gjithsej: 1,409 teste të shpejta (rapide) antigjen, dhe 12,660 teste serologjike. Testet e shpejta (rapide) antigjen, rezultatet e të cilëve dalin brenda 10 minutave dhe kanë saktësi prej 98,8 për qind. Qytetarët e Komunës së Prizrenit mund t’i kryejnë testet duke e marrë udhëzimin e mjekut të tyre familjar dhe duke u paraqitur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Ndërkaq, testet serologjike për Covid-19, të cilët bëhen përmes gjakut dhe tregojnë nëse personi është ose ka qenë i infektuar me koronavirus, qytetarët e Komunës së Prizrenit mund t’i kryejnë në laboratorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 1, po ashtu me udhëzimin e mjekut familjar në QMF-të përkatëse ku banojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Abdullahu UÇK-ja më së shumti është e atyre që…