E kujt është UÇK-ja?

28 janar 2021 | 14:44

Faton Abdullahu

UÇK-ja më së shumti është e atyre që e mbrojnë më së shumti.

UÇK-ja nuk është e atyre që nuk kanë besuar kurrë se me luftë çlirohet ky vend.

UÇK-ja nuk është e atyre që thoshin se ajo është dorë e zgjatur e Serbisë

UÇK-ja nuk është e atyre që thonë se luftuan një vjet e po qeverisni 20 vjet

UÇK-ja nuk është e atyre që i gëzohen burgosjeve të Gjykatës Speciale as e atyre që thonë se vetë e votuat Gjykatën e tash mirë po ju bohet.

UÇK-ja nuk është e atyre që nuk e votojnë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës.

UÇK-ja nuk është e atyre që duan ta leçisin atë me veteranët e rrejshëm, me hajnat e vërtetë, as me ata që harruan pse luftuan.

UÇK-ja nuk është e atyre që mendojnë se ajo nuk është themel i shtetit të Kosovës dhe se ky themel mund të zëvendësohet me diçka tjetër,

UÇK-ja nuk është e atyre që e duan të ardhmen si duhet pa e njohur të kaluarën si ishte

UÇK-ja nuk është e atyre që mendojnë se ajo e ka vendin veç në histori dhe veç te varret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi dhe në prani të…