Në Prizren shpërndahen 380 pako ushqimore dhe higjienike për familjen në nevojë

16 prill 2021 | 14:51

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten së bashku me konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydin dhe koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Cihan Dinçer kanë bërë shpërndarjen e 380 pakove ushqimore dhe higjienike, të dhuruara nga kjo agjenci.

Me këtë rast kryetari Haskuka ka falënderuar TIKA-n, të cilët edhe gjatë vitit të kaluar kanë dhuruar pako për familjet në nevojë, ndërkaq ka theksuar se ky nuk është projekti i vetëm i realizuar me këtë agjenci, duke e veçuar atë të ndërtimit të çerdhes në lagjen Dardania.

Po ashtu kryetari Haskuka bëri me dije se tanimë edhe Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka filluar me shpërndarjen e 5 000 pakove ushqimore dhe higjienike, duke arritur kështu në më shumë se 10 000 pako të shpërndara që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit, në kuadër të projektit të rregullt për…