NË PROMOVIMIN E DY LIBRAVE TË NJË ATDHETARI ZEMËRKULLUAR

24 janar 2020 | 18:56

Shkruan: Ismail Bahtiri – Lipjan – Hannover

(Mbresa nga libri i kujtimeve “Burg pas burgu” të Gani Sylajt, Buzuku, Prishtinë).

Titulli i librit që në fillim më ngacmoi, e kureshtja ime vlonte dhe u bë tok me temën që trajtohej. E lexova me një frymë, e nga thellësia e shpirtit ngadalë kujtimet e mija të përgjumura po zgjoheshin dhe dalin në dritë të diellit. Kujtimet mund të jetojnë një jetë njeriu e pastaj pluhuri i harresës i mbulon, por autori Gani Sylaj i ngjallë, duke iu dhënë shpirt dhe i bën pavdekshme. Është pjesa më e errët e historisë sonë të re që duhet ndritur.

kujtimet e tij, secili i burgosur i ndërgjegjes gjen copëza kujtimesh ku i hapin plagët e vjetra plot dhimbje e vuajtje, falë zotit të shkuara të harruara, ku tash jetës sonë i japin kuptim. Shumë personazhe realë aty gjejnë njeriun e sinqertë, rrëfehen për ndodhitë dhe sekretet intime të jetës së tyre, sepse Ganiu kishit dhuntinë,  përvojën, pasionin dhe besimin e personazheve, tash, përmes librit si ndërmjetësues me lexuesin.

Autori nuk shkruan në mënyrë patetike. Nuk gjykon, nuk akuzon e as urren, por është modest i saktë e shumë i qartë, ngase shkruan me syrin e thatë të fakteve për ngjarjet.

Të them të drejtën, unë i njoma sytë nga emocionet që na i dhuroi ky libër, po fundja sublimja në brendësinë e saj ka tragjiken dhe humanizmin, ku dhimbja fisnikëron shpirtin, e ushqen dhe mbanë të gjallë idealin e lirisë.

Në këto shkrime faktet mundin imagjinatën, këtë parazit arti që nuk plotëson jetën reale e as shpirtin e lexuesit. Ganiu shkruan krejt natyrshëm me një realizëm të pastër. Ai para syve të tij ka vegimet e ndodhive, vendeve, personazhet, për kohen që kishim e na e kishte. Leximi i librit me solli kënaqësi. Për të dhënë një mendim-vlerësim apo gjykim më të saktënuk me mjafton vetëm vepra, por me duhej sjellja dhe vet jeta e autorit.

Thuhet se libri mund të jetë më i mirë se autori, sepse në kohë e moment të caktuar ideja është e qëlluar e libri ka sukses, e ndodhë që autori jo rrallë të jetë nën hijen e librit. Por, duke gjurmuar në jetën private të G. Sylajt, bindja ime ndërron e them me kuptimin e plotë të fjalës – se autori është më i mirë se libri. Veprat e bukura dhe humane në jetën e reale – janë shumë të vlerësuara dhe letrat e shkruara që na i le pas janëdëshmi  dhe i plotësojnë vlerat e autorit.

Ditën kur u promovua libri i Ganiut ishte 14 janari, ditëlindja e tij.

Ditëlindjen e parë pa të, aty në Bibliotekën Kombëtare nuk pat gëzim, por ngushëllim e krenari që e kishim në mesin tonë një njeri me shpirt dhe botë aq të pasur dhe të pastër.

Në vrullin e madh të punës, e ndërpreu vdekja. Me të nuk mund të bëjmë paqe, nuk është në fuqinë dhe natyrën tonë. Por Ganiu bëre paqe me historinë që të jesh përherë pjesë e saj. Vepra e tij jetën reale dhe letrat e shkruara në botën e artit i jnë vend në panteonin e të pavdekshmëve. kulturën tonë, ne nuk kemi ngrehinë të tillë, por në atë panteonin tonë simbolik e shpirtëror, autori i kujtimeve e ka vendin meritor. Ai, mënyrën më të mirë të mundshme i dolizot atdheut.

Si nxënës i patriotit të madh F. Greevcit, edukatën, humanitetin, atdhedashurinë e mori në odën e madhe të burrave në Drenicës legjendare.

Si nxënës normalist, ideja i lirisë, si forcë morale, ishte pjekur në shpirtin e tij. E me urtësi dhe guxim të pashoq shtegtoi rrugën e gjatë të idealit ku i shërbeu si armë në duart e tij. E Njeriu që posedon këto vlera në çfarëdo rrethana është i pamposhtur. Këtë e dëshmoi koha.

Ligjëronte në shkollë, ku si mësues kishte një zjarr të madhe në shpirt, ku shpërndante ngrohtësi, edukim dhe frymëzim tek nxënësit e tij. Ishte shpresa dhe vetë jeta, ku shumë nxënës të tij ishin luftëtarë të lirisë dhe dëshmor te kombit.

I pozicionuar në politikë, i udhëhequr nga parimet e nacionalizmit patriotik, i shkrirë në vuajtjet e popullit e duke ofruar humanitet dhe duke marrë përgjegjësi, ai e nisi i sigurt rrugëtimin e jetës së tij, duke mos u thyer në asnjë moment jete.

I kalitur dhe i pajisur me idealin e lirisë, duke i kuptuar hallet e vuajtjet e popullit, vepronte. Por shumë shpejtë ideali do të bijë në konflikt me realitetin e vrazhdë. Po ky realitet ishte shumë kryeneç – por jo më shumë të panjohura, që do të ndjejë në lëkurë, ai, familja e tij miqtë etj.

I tillë ishte fati i Z. Sylajt, por ky fat nuk ishte mbret që duhet nënshtruar. Por shpirti kryengritës që sfidoj robërinë e atdheut e fatin e tij, duke dhënë qëllim dhe koncept të plotë veprës së tij për liri.

Një jetë të tërë në shërbim të atdheut, ku tash është pjesë e historisë – e vepra e tij në botën e artit na mbetet si pasuri.

Tri dekadat e fundit të shekullit veproi çdo ditë për ta zhveshur frymën jugosllave te çdo njeri që takoi. Në procesin gjyqësor të  në qytetin shqiptar të Shkupit, ku gjuha shqipe ishte e ndaluar në institucionet e republikës të Maqedonisë, ai do të mbajë fjalë mbrojtëse historike. Edhe pse në moshë të re, bëri një mbrojtje epike kauzës së drejtë e luftës sonë kombëtare.

Duke dëshmuar vlerat e një tribuni popullor, i gatshëm të marr përgjegjësitë e kohës, ishte zëdhënës i epokës. Thelbin e rinisë dhe burrërisë  e kalove burgjeve. Ishtepjesë e çdo procesit në vend e diasporë. Në luftë, me pushkë çlirimtare, në paqe me lapsin në dorë. Njeriut me mendje të shëndoshë nuk i duhet më shumë se kaq nga kjo botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianni De Biasi do të jetë trajneri i ri i…