Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 917 pacientë me Covid-19

07 prill 2021 | 11:18

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka bërë me dije se  në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 917 pacientë.

Sipas raportit të 7 prillit, 734 pacientë janë nën asistim të okisgjeno-terapisë, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

Sipas raportit të punës për datën 7 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 917 pacientë.

757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve

36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

734 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë:

329 të konfirmuar me Sars Cov-2

15 në gjendje të rënduar

319 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 543 pacientë:

428- të konfirmuar pozitivë

21- në gjendje të rënduar shëndetësore

415- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 112 pacientë

Spitali i Gjakovës, 87 pacientë

Spitali i Pejës, 90 pacientë

Spitali i Gjilanit, 110 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauricio Pochettino, trajneri i Paris Saint Germain, është shfaqur në…