Nuk është ndeshje për hakmarrje, edhe ne kemi mungesa

07 prill 2021 | 11:16

Mauricio Pochettino, trajneri i Paris Saint Germain, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Finalja e vitit të kaluar në Champions, përsëritet në çerekfinale, por Pochettino thotë se do të jetë një sfidë krejt tjetër.

Ai foli edhe për mungesat e shumta të Parisit. “Ndeshjet me nokaut janë gjithmonë të ekuilibruara dhe ofrojnë të njëjtat mundësi për të dy skuadrat. Bayern është kampion në fuqi i Europës dhe Botës, ne e dimë që ata janë shumë të fortë, por ne jemi të sigurt në mjetet dhe cilësitë tona”, u shpreh ai.

“Ne kemi armët tona për të goditur dhe do përpiqemi ta fitojmë këtë sfidë. Bayern është shumë i organizuar dhe vështirë se e humb ekuilibrin, do të na mbetet ne të gjejmë një mënyrë për t’i goditur dhe për t’i lënduar ata”.

“Hakmarrje? Finalja e vitit të kaluar nuk është një ndeshje që ne do t’i referohemi, stafi dhe unë nuk ishim të pranishëm atëherë dhe këto ndeshje nuk janë të krahasueshme me një finale, nuk mendoj se është një ndeshje për hakmarrje”.

“Është një sfidë për ne që të përpiqemi të mposhtim atë, që është ndoshta skuadra më e mirë në botë. Më vjen keq  për mungesat e tyre, por edhe ne me Verratti, Icardi apo Paredes nuk jemi më pak. Ne jetojmë në një botë të komplikuar me këtë virus, që i shtohet lëndimeve klasike dhe ne duhet t’i përshtatemi kësaj situate”.

Sfida mes Bayern dhe PSG do të zhvillohet në “Allianz Arena” të mërkurën nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të vendosë…