ShBA-ja kundër pasaportës së vaksinimit

07 prill 2021 | 11:00

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të vendosë një pasaportë shëndetësore për amerikanët për të treguar se ata janë vaksinuar kundër Covid-19.

“Qeveria nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë një sistem që kërkon që amerikanët të kenë një certifikatë”, ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Nuk do të ketë asnjë bazë të dhënash federale për vaksinimet, as ndonjë detyrim federal që kërkon që të gjithë të marrin një certifikatë vaksinimi”, ka shtuar ajo, citojnë mediat amerikane.

Disa vende kanë zbatuar ose po planifikojnë të prezantojnë një “pasaportë” shëndetësore që tregon se një individ është vaksinuar kundër Covid-19, në mënyrë që të lehtësojnë rifillimin e tubimeve të mëdha dhe udhëtimeve.

Sidoqoftë, ideja ka ngritur kritika dhe shqetësime të forta në lidhje me diskriminimin e mundshëm dhe mbrojtjen e të dhënave private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli pësoi humbje në ndeshjen e parë të çerekfinales së…