Në QKUK kryhet një intervenim i rrallë

20 maj 2018 | 12:58

Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer një operacion i rrallë i implantimit të endoprotezës totale të kërdhokullës (vendosje e protezës totale në kërdhokull), tek pacientja 49-vjeçare me luksacion kongjenital të kërdhokullës (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës që nga lindja).

“Pacientja Q.B, 49-vjeçare me luksacion kongjenital të kërdhokullës së djathtë (çrregullim zhvillimor i kërdhokullës së djathtë që nga lindja), e patrajtuar që nga lindja. Ajo në Klinikën e Ortopedisë është lajmëruar për shkak të problemeve në ecje dhe dhimbje në kërdhokullën e djathtë, pasi kishte lindur me këtë problem dhe nuk është trajtuar asnjëherë për këtë problematikë. Fillimisht bëhet vizita ambulatore, ku pas ekzaminimeve klinike dhe radiologjike vendoset diagnoza dhe indikacioni për trajtim kirurgjik. Vërtetohet se te pacientja ekstremiteti i poshtëm i djathtë në matje ka shkurtesë 6 cm”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.

Më tej në këtë njoftim thuhet se menjëherë ka filluar planifikimi i intervenimit me kompletim të analizave laboratorike dhe konsultimeve të nevojshme.

“Rasti cilësohet si i ndërlikuari këtij lloji në QKUK dhe mjaftë sfidues, që zakonisht kryhet në klinika të specializuara për këtë problematikë”, është thënë në këtë njoftim.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pas përgatitjeve preoperatore dhe konsultimin me anesteziolog më 16.05.2018 me anestezion spinal (Dr. Agron Balaj dhe Dr. Islam Krasniqi) dhe ekipi nga ana e Ortopedëve me në krye Dr. Arber Tolaj, Dr. Cen Bytyqi, Dr. Rinor Velekinca dhe Dr. Artan Bejta si dhe në instrumentale Fatmire G, është kryer intervenimi kirurgjik.

“Fillimisht është bërë osteotomia (prerja e kockës) e pjesës së sipërme të femurit, në nivel të trohanterit të vogël, është bërë lirimi i strukturave të buta përreth femurit proksimal, krijimi i acetabulumit primar, dhe është bërë implantimi i endoprotezës (vendosja e protezës) totale në kërdhokullën e djathtë me cement. Njëherit është arritur edhe gjatësia e nevojshme e ekstremitetit. Gjendja e pacientit gjatë operacionit ishte stabile dhe pa probleme. Në rëntgen kontrolluese vërehet pozitë korrekte e vendosjes së komponentës acetabulare dhe femorale. Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë pacientja është ende i hospitalizuar në pritje për të filluar terapinë fizikale sipas protokollit”, është theksuar në njoftimin e QKUK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohet ndeshja me e rëndësishme e kampionatit 2017/2018 në…