Në QKUK largohet me sukses te një paciente tumori rreth 16 centimetra
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale, që përfshinte largimin e një tumori mediastinal (tumor që gjendet në mes të mushkërive) me përmasa të mëdha, rreth 16 centimetra.
Rasti F. D. (1956), paciente e gjinisë femërore, ishte diagnostikuar nga mjekët, dhe ishte konsideruar si delikat, për shkak të afërsisë së tumorit me strukturat vitale të gjoksit.
Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve torakal me asistencë edhe nga mjekët e Klinikës së Anestezionit dhe ekipi i infermierëve dhe stafit tjetër profesional, kryen operacionin me sukses.
Tumori është larguar plotësisht, ndërsa pacientja pas operacionit është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa po monitorohet nga afër nga stafi i klinikës.



