Në sezonin e reshjeve, institucionet emergjente nuk duhet të zihen në befasi

06 dhjetor 2021 | 12:32

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka bërë me dije se tani jemi në sezonin e reshjeve dhe mundësia e vërshimeve është më e madhe.

Ai u ka bërë thirrjeve institucioneve emergjente që të jenë të gjendje gatishmërie për të iu përgjigjur nevojave të qytetarëve .

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vërshimet e shpejta përfshijnë territore që ndodhen afër lumenjve dhe përroskave të vogla malore.

 

Postimi i plotë i Ahmetit:

Tani kur jemi në sezonën e reshjeve më të theksuara, dhe kur kemi paralajmërime nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, për mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit, institucionet emergjente, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale nuk duhet të “zihen në befasi”. Varësisht prej përgjegjësive që kanë, këto institucione duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, në mënyrë që dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla.

Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familijare e biznesore.

Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre, duhet të jetë primare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i  OVL-UÇK-së, Hysni Gucati,  gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën…