NË SHBA BOTOHET LIBRI “AUTORË DHE VEPRA”, I ADNAN MEHMETIT

11 maj 2020 | 23:58

SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTAROAMERIKANËAUTORË DHE VEPRA, I ADNAN MEHMETIT

Librin e  ka botuar Shtëpia Botuese, ADRIADIC PRESS, nëtë cilin, përpos biografive, autori ka prezantuar disa nga punimet e 113 autorëve të kësaj Shoqate, të cilët jetojnë dhe veprojnë nëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Besim Muhadri, Nju Jork

Poeti dhe studiuesi shqiptaro-amerikan, Adnan Mehmeti, i ciliështë edhe president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë si dhe kryeredaktor i revistës “Pena, këto ditë nëSHBA, përkatësisht në Stamford (Connecticut), ku edhe jeton, ka botuar librin e tij të radhës me titull  SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTAROAMERIKANËAUTORË DHE VEPRA, në të cilin ka prezantuar 113 krijues shqiptaro-amerikanëqë jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica nga ta anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Në një shkrim për këtë libër, të botuar në dy gazetat e emigraciont shqiptar në SHBA, “Dielli dhe “Iliria, me autor Fuat Melli, libri më i ri i Mehmetit cilësohet si një Kurorë e bukur për shkrimtarët shqiptaro-amerikanë. Gjeografia e autorëve të prezantuar në këtëlibër përfshin të gjitha viset shqiptare, prej nga vinë autoret. Ata janënga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi  e deri nga Medvegja e Bujanoci. Apo siç shprehet autori Aty gjen anëtarë nga të gjitha krahinat: nga Shkodra, Elbasani e Gjakova, Saranda, Tropoja  e  Prishtina, Vlora, Mati e Klina, Peja, Lezha e Struga, Presheva, Bujanoci e Korça, Përmeti, Tepelena e Kërçova, Gjirokastra, Prizreni e Tirana, Fieri e Malësia e Madhe, Himara, Tepelena e Dibra, Plava  e Çamëria….por që kanë një atdhe të dytë Amerikën dhe këtë fole të përbashkët krijuesish.

Në këtë libër autorët janë prezantuar në të gjitha gjinitë të cilat ata i lërojnë, si në poezi, prozë dhe studime letrare. Autori për lexuesit sjell edhe shënime të sakta biografike si dhe fotografi, gjëqë paraqet një aspekt të rëndësishëm edhe për studiuesit, të cilët mund të njihen me jetën dhe veprimtarinë e krijuesve shqiptarë që,për aryse të ndryshme, kënd më herët e kënd më vonë, valët e jetës i sollën në SHBA.

Vlerën e librit mjaft voluminoz me rreth 500 faqe, “Autorë dhe vepra”, të Adnan Mehmetit, redaktor i të cilit libër është Dr. Besim Muhadri, ia shton edhe fjala e autorit, i cili duke treguar për qëllimin e hartimit të këtij lib ri, në mes tjerash shprehet:

Ky libër, në një farë mënyre, është dhe biografia me bibliografi të secilit anëtar, deri në ditët e sotme, pa pasur ndonjë synim për të dhënë ndonjë vlerësim kritik. Secili prej tyre përfaqësohet me një krijim letrar. Radhitjen e tyre e kemi bërë duke ndjekur kriterin alfabetik.

Gjatë këtyre viteve ka pasur nga ata që nuk angazhohen apo nga ata që për arsye të shumta janë larguar. Ne i kemi përfshirë, sepse i vlerësojmë dhe do t’i vlerësojmë edhe më tutje, si pjesë e këtij historiku. Në këtë përpjekje për një panoramë të shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë ka edhe një numër të vogël shkrimtarësh që nuk janë përfshirë, sepse nuk i takojnë grupimit tonë, por dhe ata janë të vlerësuar dhe të mirëpritur në të ardhmen.

  Modestisht, me përgjegjësi, dhe me shumë dashamirësi punova për të kompletuar historikun e lidhjes sonë. Secili anëtar ka një histori në vete dhe të veçantë. Kam gjurmuar gjatë për biografinë dhe njoh veprat e tyre të botuara, pjesë e  bibliotekës së Shoqatës. Shumë prej tyre kanë kryer në vite edhe detyrën e gazetarit për organe të ndryshme të shtypit në trojet shqiptare apo edhe në Amerikë.

Qëllimi dhe dëshira ime po realizohet duke i sjellë para lexuesit. Siç stolisin qiellin yjet, ashtu edhe secili anëtar, dikush me më shumë libra e dikush me më pak libra, por që secili prej  tyre  ka shkëlqimin dhe rëndësinë e vet. Bashkërisht  krijojmë dhe e mbajmë të gjallë Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Adnan Mehmeti, përpos këtij libri, botuar edhe këto vepra: “Bota e mendimeve”, Aforizma, “Arbri”, Tiranë, 1996, “Diellin e kam futur në xhep”, Poezi, “P.S.H.”, Tiranë, 2001, “Ikje nga vetmia”, Poema, “Marinaj Publishing”, Dallas, 2004, “Leave the door open”, Poezi në anglisht, “Adriatic Press”, New York, 2005, “Gjekë Marinaj, më shumë se poet”, Publicistikë, “Adriatic Press”, Neë York, 2007, “Deti në mes”, Poezi,“Adriatic Press”, New York, 2008, “Ndajfoljet e vendit”, Poezi të zgjedhura,“Ada”, Tiranë, 2001, “Amidst”, Poezi në anglisht,“Tate Publishing”, Oklahoma, 2015, “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent”, Udhëpërshkrime, “Faik Konica”, Prishtinë, 2016, “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë – Aktivitete dhe krijimtari”, Monografi, Adriatic Press, NewYork, 2016.

Autorët e prezantuar në libër janë:

Adnan Mehmeti, Agim Bacelli, Agim Dëshnica, Agron Fico, Akri Çipa, Albana Mëlyshi Lifschin, Andon Kote, Anton Çefa, Aristotel Mici, Artur Vrekaj, Aulona Goxhaj Scanzello, Bardhyl Mezini, Besa Rexhepi, Besim Muhadri, Betim Muço, Bexhet Asani, Bora Balaj, Carrie Hooper, Dalan Luzaj, Dedë Elezaj, Eduard Dilo, Eleonora Gjoka, Fation Pajo, Feriz Ukshini, Fuat Memelli, Genc Leka, Guri Stefani, Gjekë Marinaj, Gjergj Lacuku, Gjeto Turmalaj, Hatem Dervishaj, Hys Hasa, Idriz Çelaj, Ilir Spata, Iliriana Sulkuqi, Istref Haxhillari, Isuf Grajçevci, Ivzi Çipuri, Jashar Esati, Julia Gjika, Kaltrina Hoti, Këze Kozeta Zylo, Klajd Kapinova, Klara Buda, Koço Sterjo, Kolec Traboini, Kostaq Duka, Lek Gjoka, Luan Kalana, Luigj Çekaj, Luz Thaqi, Makfire Canolli, Marash Mali, Margita Markaj, Merita Bajraktari McCormack, Mëhill Velaj, Namik Selmani, Naum Prifti, Nexhat Imeraj, Pal Ndrecaj, Petër Prifti, Petraq Pali, Petraq Risto, Përparim Hysi, Pierre Pandeli Simsia, Qazim Rrushaj, Raimonda Moisiu, Ramiz Gjini, Ramiz Mujaj, Rita Saliu, Roland Musta, Rovena Grishaj, Rozi Theohari,Sabije Dervishi Veseli, Safet Hyseni, Sami Milloshi, Sami Repishti, Selahedin Velaj, Sevdai Kastrati, Sidorela Risto, Skënder Kodra, Skifter Këlliçi, Sotir Andoni, Shahbaze Grajçevci, Shaqir Saliu, Shpend Gjocaj, Shpresa Vranari, Teuta Osmani, Tomë Mrijaj, Tomë Paloka, Thanas Gjika, Uk Lushi, Valter Lazëri, Veneta Çallpani, Viktor Martini, Vlash Fili, Xhevat Limani, Yllka Filipi dhe Ymet Abdullai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me…