Në shirit të mesëm, “Ferrari LaFerrari” e vozitë 370 km/h

22 prill 2020 | 10:38

Një vozitës i një veture super-sportive e ka shfrytëzuar numrin e vogël të veturave në një autostradë të Gjermanisë për të vozitur 372 kilometra në orë. Videoja e veturës duke lëvizur me shpejtësinë marramendëse është postuar në rrjetet sociale para disa ditëve, shkruan “Daily Mail”.

Besohet se vetura është e tipit “Ferrari LaFerrari”, e cila ka motor prej 6.3 litrave me 949 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3 sekonda.

Vetura që kushton rreth 1 milion e 900 mijë euro ishte duke lëvizur në një pjesë të autostradës ku shpejtësia nuk është e kufizuar. Aq pak vetura kishte në rrugë saqë vozitësi kishte mundësi të qëndronte në shiritin e mesëm, i cili nuk është i caktuar për lëvizjen më të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parcela 87 në varrezat e Milanos në Musocco do të…