Në Shqipëri, 139 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid-19

24 prill 2021 | 20:22

Situata e Covid-19 në Shqipëri vijon të mos jetë alarmante, pasi numri i rasteve pozitive që kanë rezultuar gjatë 24 orëve të fundit është 139. Pesë persona kanë humbur jetën nga ky virus.

Rastet e reja kanë dalë nga 3457 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën, ndërsa në vend vijon procesi i vaksinimit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka deklaruar se…