Në Spitalin e Pejës 23 pacientë në gjendje më të rëndë, 141 më lehtë

15 dhjetor 2020 | 08:32

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 141 pacientë me koronavirus.

Në njoftimin e Spitalit të Pejës thuhet se 4 pacientë janë në respirator (CPAP), 98 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë shëruar 9 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 160 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Dy lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja, të dyja të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim. Po ashtu, 323 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 796 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a. njofton se…