Shkurtime të furnizimet me ujë për disa lagje të Prishtinës

15 dhjetor 2020 | 08:30

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a. njofton se nga sot, 15 dhjetor, deri më 20 dhjetor 2020, do të ketë ndërprerje të ujit në Vragoli, Sllatinë dhe te Parku i Biznesit për shkak të vazhdimit të punimeve për rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli. Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

 

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë: Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU “Prishtina” sh.a.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni…