Haradinaj sot para Speciales, Gucati të premten

15 dhjetor 2020 | 08:28

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Gjykata njofton se Haradinaj do të paraqitet sot në orën 15:00 para Speciales, kurse Hysni Gucati të premten në orën 11:00. “Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit (“z. Gucati”) dhe Nasim Haradinajt (“z. Haradinaj”) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se është gjetur…