Në Spitalin e Pejës, 66 pacientë me koronavirus

31 dhjetor 2020 | 08:36

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë me koronavirus, ndërsa prej tyre 44 janë në oksigjenoterapi.

Nga këta pacientë nëntë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 179 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 204 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 903 analiza, ndërsa janë kryer gjashtë operacione. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se…