Në spitalin e Pejës vdes një i burgosur

01 dhjetor 2020 | 11:10

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet H.B, viti i lindjes 1942.

I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë, raporton “Epoka e re”.

H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale; vrasje.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nezir Ahmeti nga fshati Prelloc, komuna Skenderaj, shpall të humbura…