Në Stacionin e Gjithësisë arritën edhe tre astronautë

19 dhjetor 2017 | 13:32

Në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë sot kanë arritur edhe tre astronautë, pasi me anijen e tyre kozmike udhëtuan dy ditë prej tokës në gjithësi.

Kozmonauti rus, Anton Shkaplerov, ai japonez, Norishige Kanai, dhe amerikani, Scott Tingle, i agjencisë NASA, nëpërmjet një hapjeje kaluan nga anija kozmike ruse, Soyuz, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Këta tre astronautë u janë bashkuar kolegëve të tyre që ndodheshin në stacion, Alexander Misurkin nga Rusia, dhe Mark Vande Hei e Joe Acaba, nga Shtetet e Bashkuara.

Stacioni Ndërkombëtar i Gjuhësisë është në fluturim orbital rreth Tokës prej vitit 1998.(rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Njësinë e Specializuar…