BE-ja edhe KFOR-i me projekt për luftimin e terrorizmit

19 dhjetor 13:24

Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe në kuadër të KFOR kanë lansuar projektin përmes të cilit do të ndihmojnë ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, në fushën e luftimit të terrorizmit, por edhe krimeve tjera si: krimi i organizuar e pastrimi i parave, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, drejtori i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral Salvatore Cuoci.

Ndërkohë që nga të gjitha palët ky projekt është vlerësuar si tejet i rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, nesër…