Në Suedi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme

09 shtator 2018 | 13:07

Të dielën në Suedi janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, teksa pritet që partia me qasje kundër migrimit të shënojë rritje.

Partia Demokratët e Suedisë, pritet që të fitojë 20 për qind të rezultatit përfundimtar, bazuar në disa sondazhe paraprake.

Ndërkohë, as partia që aktualisht është në pushtet, Social Demokrate dhe as partia e qendrës së djathtë, nuk pritet të fitojnë shumicën e votave.

Kryeministri, Stefan Lofven ka akuzuar Partinë e Demokratëve të Suedisë për ekstremizëm dhe ka thënë se vota për të njëjtën është e “rrezikshme”.

Imigrimi ka qenë tema kyçe e fushatës për këtë proces zgjedhor.

Partia kundër migrimit pati dyfishuar ulëset në zgjedhjet e vitit 2014 dhe pritet që ta bëjë të njëjtën gjë edhe në këto zgjedhje.

“Forcat e errëta janë duke u mobilizuar në Suedi”, ka thënë Lofven në fjalimin e tij të fundit ditën e shtunë.

“Forcat e urrejtjes janë duke u mobilizuar në Suedi dhe duke nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Lideri i Demokratëve të Suedisë, Jimmie Akesson, ka kundërshtuar se Suedia “ka qenë shtet ekstrem në disa mënyra dhe jo të paktën për migrimin”, dhe se plani i tij për të pranuar më pak emigrantë do të cilësohet “politikë normale në pjesën tjetër të Evropës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 11 anëtarë të një grupi rebel të iranianëve…