Në temperatura të ulëta Instituti i Mjekësisë Ligjore po gërmon për mbetje mortore në Kizhevak

04 dhjetor 2020 | 14:14

Janë duke vazhduar gërmimet në Kizhevak të Serbisë për mbetjet mortore të disa personave që dyshohet të jenë të të personave që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot gjatë ditës aty do të qëndrojë edhe një delegacion nga Kosova, i cili do të mbajë edhe një konferencë për medie.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Arsim Gërxhaliu, ka publikuar një fotografi së bashku me kolegë të institutit nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se janë duke punuar edhe në temperatura të ulëta.

“Heronjtë e javës nga IML, dr. Musa Gashi dhe dr. Ditor Haliti, në temperatura deri -5 gradë po punojnë ne ekshumimin e mbetjeve mortore nga varreza e gjetur më 16 nëntor në Kizhevak të Serbisë”, ka shkruar Gërxhaliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë…