Në tetor Vuçiç takohet me Putinin në Kinë

11 gusht 2023 | 18:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, planifikon që në tetor ta vizitojë Republikën Popullore të Kinës, ku pritet të takohet me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, raporton agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

Ky raportim lidhet edhe me një deklaratë që presidenti serb e bëri në një paraqitje në televizionin e afërt me të “Tv Happy”, ku paralajmëroi vizitën e tij në Kinë.

“Deri në fund të vitit pres bisedime serioze dhe të rëndësishme me partnerët tanë shumë, shumë të rëndësishëm. Në tetor do të bëj një vizitë të rëndësishme në Kinë. Pyetja e madhe është se çfarë do të ndodhë atje, sepse pritet edhe ardhja e presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiç të enjten.

Përveç Vuçiç-it, agjencia ruse e lajmeve bënë me dije se në vjeshtë edhe presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në BeH – Millorad Dodik, do ta vizitojë Kinën, dhe po ashtu pritet që të takohet me Putin-in atje.

Vizita e Putin-it në Kinë është planifikuar në tetor, kur Pekini do të jetë nikoqir i forumit: “Një brez, një rrugë”, ka njoftuar ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov.

Ky paralajmërim i takimit në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, vjen në një kohë kur ndaj Moskës janë vënë sanksione për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Serbia është një nga vendet e pakta, së bashku me Bosnje e Hercegovinën – kjo e fundit për shkak të Republikës Srpska, përkatësisht presidentit të saj, Millorad Dodik – që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë, kështu duke mos u rreshtuar me vendet perëndimore.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht i kanë bërë thirrje Serbisë që të jetë në një linjë me politikat e tyre sa i përket Rusisë, mirëpo deri më tani të njëjtit kanë refuzuar që ta bëjnë një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kiev i kanë lëshuar të premten alarmet dhe…