Në Tiranë do të mbahet Konferenca Mesdhetare të OSBE-së

27 korrik 2019 | 21:32

Në fund të muajit tetor në Tiranë do të mbahet Konferenca Mesdhetare të OSBE-së, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si, Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

Përveç këtyre vendeve të ftuar do të jenë edhe nje serë organizatash ndërkombëtare si dhe partnerët aziatikë si: Afganistani, Australia, Japonia, Korea dhe Tajlanda.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka njoftuar se vendimi është marrë nga Këshilli i Përhershëm i Ambasadorëve të OSBE-së.

“Ky vendim dëshmon edhe njëherë mbështetjen dhe besimin  që vendet anëtare të OSBE-së kanë ndaj Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj.

Mbajtja e kësaj konference në Shqipëri kulmon kryesimin e vendit tonë të Grupit të Kontaktit për Mesdheun në kuadrin e Kryesimit nga Shqipëria të OSBE-së në 2020.

“Në fokus të kësaj Konference do të jetë eksperienca 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut duke u ndalur në rëndësinë e dialogut në përballimin e sfidave të përbashkëta por dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim”, ka shkruar Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të shtunën se…