Në tragjedi ka edhe persona me fat (Foto)

14 gusht 2018 | 16:03

E ndërtuar në vitin 1960 ura e njohur si “Ura “Morandi” është shembur në afro 1 km të gjatësisë së saj duke zënë poshtë vetes automjete të ndryshme si edhe disa banesa, duke shkaktuar fatkeqësisht edhe vdekjen e dhjetëra personave, edhe pse deri tani vetëm 22 janë konfirmuar.

Por në tragjedi ka edhe persona që shpëtojnë mrekullisht, një prej tyre është edhe shoferi i kamionit në foto, që ka ndaluar fare pak metra larg pjesë së shembur të urës.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, të martën është hapur…