Në tremujorin e tretë konsumi i energjisë elektrike në Kosovë shënoi rritje për 11.80 për qind

15 nëntor 2019 | 15:59

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e tretë të vitit 2019.

Sipas këtij raporti, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 (TM3 2019) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.84 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 338.1 GWh, ndërsa në hidrocentrale ishte rreth 79.2 GWh.

“Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, Kosova ka importuar 410.9 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 437.1 GWh energji elektrike. Ndërkaq, sasia e energjisë elektrike për konsum në TM3 2019 ishte 1 034.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 11.80%”, thuhet në raportin e ASK-së.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të “Javës së Ndërmarrësisë” në Viti është mbajtur …