Në Turqi shembet ndërtesa, jo edhe shkallët

22 shkurt 2023 | 08:29

Në Hatay, ku dy tërmetet e para 7.7 dhe 7.4 ballë me qendër në Kahramanmaras shkaktuan dëme të mëdha, mbrëmjen e djeshme në një interval kohe prej 3 minutash u ndienë dy tërmete të tjerë, 6.4 dhe 5.8 ballë.

Godina 7-katëshe e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Mustafa Kemal, e cila u dëmtua rëndë nga tërmetet e para, u shemb plotësisht nga tërmetet e djeshme, ndërsa në këmë mbetën vetëm shkallët e emergjencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shemsi Jashari, po konsideron që rasti “Dehari” tash…